
Policia ka dhënë detaje të reja të dielën për aksionin në fshatrat e Vlorës, ku arrestoi 37 persona, shpalli 4 në kërkim dhe sekuestoi 120 kg hashash.
Pas gjashtë muajsh hetime, policia sekuentroi edhe 4 armë gjahu, dylbi, një pistoletë sportive, 39 telefona celular.
Gjyqtari i la në burg 27 personat e kapur, 5 në arrest shtëpie, 5 me detyrim paraqitjeje. Policia shpalli katër persona në kërkim. Ata akuzohen për prodhim dhe shitje të bimëve narkotike, në bashkëpunim.