Vetëm në pesë javët e fundit, 48 qytetarë janë arrestuar, 44 të tjerë janë hetuar në gjendje të lirë dhe 25 të tjerë janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit për pjesëmarrje në protestat e opozitës.
Ndërkohë, policia nuk ka zbardhuar asnjë nga vrasjet e stilit mafioz, që kanë ndodhur vetëm në dy javët e fundit, dy prej të cilave në Tiranë, në orare dhe zona të populluara me njerëz.
16 shkurt
Policia pas protestës së opozitës përpara Kryeministrisë arrestoi 20 qytetarë me akuzën e akteve të dhunshme.
27 shkurt
Një ditë pas protestës së opozitës përpara parlamentit, policia hetoi 8 qytetarë dhe shpalli në kërkim 12 të tjerë.
5 mars
Policia arrestoi 8 persona dhe 9 të tjerë u ndoqën në gjendje të lirë për aktet e dhunës në protestën përballë Parlamentit.
17 mars
Policia arrestoi 14 persona, 11 qytetarë i hetoi në gjendje të lirë dhe 7 të tjerë i shpalli në kërkim.
21 mars
Policia arrestoi 6 qytetarë, 17 u hetuan në gjendje të lirë dhe 6 të tjerë u shpallën në kërkim.
29 mars
Policia ka nisur procedim penal për 7 prej qytetarëve të pranishëm në protestën e opozitës ditën e enjte përpara Parlamentit. Mes të proceduarve është edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi. Ata akuzohen për kundërshtim të policisë, prishje të qetësisë publike dhe përdorim të lëndëve plasëse.