
Grupimi qytetar “Të mbrojmë lumenjtë” ka njoftuar Policinë e Shtetit për organizimin e protestës në datë 24 Qershor.

Ambjentalisti Lavdosh Ferruni i cili ka firmosur njoftimin në emër të grupit, ishte një nga shumë të shoqëruarit nga Policia e Shtetit, që shpërndau me dhunë protestën kundër ndërtimit të hidrocentraleve.

Aktivisti i shoqërisë civile, Andi Tepelena dhe ambjentalisti Lavdosh Ferruni më pas janë lënë të lirë nga policia.
Pesë protestues të tjerë mbahen ende në Komisariatin nr.2 ku janë mbledhur qytetarë që kërkojnë lirimin e tyre.
