Policia u vendosi sot qindra gjoba qytetarëve, të cilët shkelën masat e rrepta të lëvizjes dhe aktivitetit nën epideminë e koronavirusit.
Në dy postime në Facebook policia tha se kishte vënë:
- 1 650 000 lekë gjoba 165 qytetarëve që lëviznin përtej orareve të kufizuara
- 1 300 000 lekë gjoba 13 administratorëve të lokaleve në Tiranë (6), Durrës (3), Shkodër (2), Lezhë (1) dhe Fier (1)
- 700 000 lekë gjobë një qytetar i kthyer nga Kosova që nuk ishte mbyllur në shtëpi
- 78 makina të sekuestruara dhe 78 patenta të pezulluara për 3 vjet
Totali bën fjalë për rreth 3.65 milionë lekë ose rreth 30 mijë euro deri në mesditë.
Në bazë të vendimeve të qeverisë – kliko këtu për të lexuar 20 gjobat që rrezikoni – rihapja e lokaleve dënohet me 1 000 000 lekë gjobë.
Nuk është e qartë se përse 13 administratorët e lokaleve janë gjobitur 10 herë më pak se sa vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare – kliko këtu për të parë vendimin.
Të mërkurën Kryeministri Rama njoftoi në Facebook ashpërsimin masës kufizuese të lëvizjeve në vetem 6 orë në ditë – 4 orë nga 06:00-10:00 dhe 2 orë 16:00-18:00 – për të shkuar dhe vajtur nga puna, kryer pazarin apo pagesa shërbimesh.
Për të lëvizur me automjet në këto orare, qytetarët duhet të vetëdeklarojnë online – kliko këtu për të vetëdeklaruar lëvizjen tënde.