Policia, mbi 82 mijë euro gjoba në 3 ditë

Nga Exit News
Policia, mbi 82 mijë euro gjoba në 3 ditë

Gjatë 72 orëve të fundit policia ka gjobitur mbi 440 qytetarë me rreth 82 500 euro gjoba për shkelje të kufizimit të lëvizjeve apo aktiviteteve, masa këto të vendosura nga qeveria më 15 mars.

Gjatë 24 orëve të fundit mes të enjtes dhe të premtes, policia ka gjobitur 244 qytetarë me:

  • 2 340 000 lekë për shkelje të kufizimeve të lëvizjes – 234 qytetarë
  • 800 000 lekë për mosmbyllje të aktivitetit – 8 administratorë lokalesh
  • 1 400 000 lekë për dalje nga karantina – 2 qytetarë

Në total janë 4 540 000 lekë gjoba të vendosura deklaruar më 20 mars, ose ndryshe 37 mijë euro.

Në 24 orët e datës 19 mars policia u vuri 30 mijë euro gjoba 180 qytetarëve. Ndërsa 24 orët e datës 18 mars policia gjobiti 17 qytetarë me 15 500 euro:

Tre ditët e fundit policia ka vënë 1 100 euro gjoba në orë me totalin që shkon në rreth 82 500 euro për 441 qytetarë.

Ndëshkimet e policisë bazohen te akti normativ i 15 marsit që parashikon 20 gjoba për ata që thyejnë masat parandaluese të përhapjes së koronavirusit.

Në përgjithësi qytetarët janë shfaqur mirëkuptues për masat e qeverisë, por kufizimi i lëvizjes në vetëm 6 orë – 4 orë nga 06:00-10:00 dhe 2 orë 16:00-18:00 – ka shtuar pakënaqësi.

Kufizimi po nxit grumbullimin e njerëzve në dyqane, bankomate, apo banka duke vënë edhe më shumë në rrezik qytetarët për t’u infektuar nga koronavirusi.

Ndërkohë policia po gjobit gjithmonë e më tepër. Nga dhjetëra qytetarë 24 orëshin e parë në mbi 240 qytetarë 24 orët e fundit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>