
Policia ka ndaluar Boiken Abazin, koordinatorin e Vetëvendosjes në Tiranë.
“Në përpjekje qytetare për mbrojtjen e ligjshme të Teatrit Kombëtar nga shkatërrimi i paligjshëm, Policia e Shtetit ka ndaluar aktivistët Boiken Abazi dhe Kastriot Qema dhe i ka shoqëruar ata në komisariat”, njofton Lëvizja Vetëvendosja në facebook.
Ata i bëjnë “thirrje shtetit shqiptar të ndalojë menjëherë prishjen e mëtejshme ndërtesës së Teatrit dhe të lirojë menjëherë ata dhe aktivistët e qytetarët e tjerë që ka ndaluar orët e mëhershme në mënyrë të paligjshme, ndërsa ushtronin të drejtën kushtetuese të protestës në mbrojtje të Teatrit Kombëtar pjesë e trashëgimisë kulturore kombëtare.
I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit të ndalojë arrestimet duke u vënë në mbrojtje të shkatërrimit dhe shkatërruesve të Teatrit dhe të vendoset në mbrojtje të Kushtetutës e të ligjit të Shqipërisë”.