Policia në Francë përdor kamerat për të kontrolluar zbatimin e rregullave të Covid-19

Nga Exit News
Policia në Francë përdor kamerat për të kontrolluar zbatimin e rregullave të Covid-19

Nëse ecën përgjatë të famshmes Promenade des Anglais në Nisë pa maskë do të kritikohesh publikisht nga autoritetet lokale.

Qyteti në rivierën franceze është i pajisur me kamera të pajisura me altoparlantë në mënyrë që policia t’i kujtojë me forcë qytetarëve të respektojnë rregullat për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, raportojnë media lokale.

“Në rast të një grindjeje ose një grupimi të madh, për shembull, policia e qytetit mund të flasë drejtpërdrejt me njerëzit e interesuar dhe të bërtasë” Kujdes! Ne mund t’ju shohim, një ekuipazh po vjen”, pohoi Anthony Borré, nënkryetari i bashkisë së Nisës për sigurinë.

Qyteti gjithashtu transmeton mesazhe të para-regjistruara çdo 30 minuta midis orës 21.00  dhe 02.00 në zonat ku mblidhen turistët dhe vendasit, duke i kujtuar rregullat e distancimit social dhe domosdoshmërinë e hedhjes së mbeturinave të tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>