Policia e Tiranës ka nisur hetimin për dy vajzat e e Rifat Lalos, i cili humbi jetën nga Covid19, në spitalin Infektiv.
Në një njoftim zyrtar, policia bën me dije se ato akuzohen për përhapje të informacionit të rremë në lidhje me mjeken Migena Qato.
Ditën e hënë vajzat akuzuan stafin e spitalit për moskujdesje ndaj të sëmurit. Ata thanë për Faxëeb, se i babai i kishte treguar se kishte ftohtë dhe e kishin lënë afër derës.
Vajzat e tij akuzuan doktoreshën se nuk i ka bërë skaner babait të tyre. Madja, ato i bënë thirrje qytetarëve të mos kurohen në asnjë spital publik, pasi nuk i shërbejnë.
Pas deklaratës së tyre ka reaguar Qendra Spitalore “Nënë Tereza”, ka hedhur poshtë çdo pretendim për mungesë të shërbimit.