
Edmond Budina ka akuzuar policinë se shembja e Teatrit Kombëtar ka nisur kur ai, Neritan Liçaj dhe njerëz të tjerë ndodheshin brenda ndërtesës.
“Mafiozët tentuan të na vrisnin. Prishja nisi kur njerëzit ishin brenda,” — akuzoi regjisori Budina kur u kthye përsëri në protestë nga rajoni i policisë.
Budina sëbashku me Neritan Liçajn, një prej 10 personave që ishin ende brenda kur fadroma nisi të shembte godinën e Teatrit, i kërkoi qytetarëve të bëjnë mosbindje civile dhe të thyejnë karantinën.
“I bëj thirrje KE-së dhe popullit ta kuptojë se në cfarë gjendje jemi. Duhet të ngrihemi të gjithë,” — ka thënë Budina.
Exit News ka folur me tre persona që konfirmojnë këtë fakt, mes të cilëve Egrin Zaloshnja i Exit News.