Policia e Shtetit ka publikuar sot urdhrin për lëvizjen e mjeteve, sipas të cilit nesër:
Nga ora 00:00 deri në orën 08:00, do të lejohet në të gjithë vendin, me makina private dhe me taksi. Ndalohet qarkullimi i autobuzave dhe mikrobuzave.
Nga ora 06:00 deri ne orën 08:00 dhe nga ora 16:00 deri në orën 17:00 lejohet qarkullimi për transportin e personelit për bizneset prodhuese, industriale dhe bujqësore.
Makinat duhet të jenë të pajisura me leje nga policia.
Jashtë këtij kufizimi orar mund të qarkullojnë: ambulancat; zjarrfikëset; policia; punonjës të medias; personel shëndetësor; makinat e furnizimit me produkte ushqimore dhe blegtorale dhe makina e transporti të mallrave brenda dhe jashtë vendit.
Të gjithë personat duhet të lëvizin me makina me logo ose të pajisur me leje nga policia.
Ndërsa për punonjësit me dy turne oraret e lëvizjes janë: turni i parë 05:30 deri në 07:00, turni i dytë 13:30 deri në 15:00 dhe turni i tretë nga ora 21:30 deri në 22:30.