Policia nuk gjeti në banesë ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla pasi e kërkoi për ta arrestuar sipas urdhrit së SPAK.
SPAK kërkoi nga policia të zbulojë vendndodhjen e Llallës për të bërë shoqërimin e tij në burg.
Por gjatë kontrollit në banesë ata nuk e gjetën ish-prokurorit ndërsa nuk dhanë informacione për mediat nëse do të shpallin në kërkim ish-kryeprokurorin.
Në media u raportua më herët se ish-kryeprokurori ndodhet jashtë vendit.
Të mërkurën Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi dënimin me 2 vite burg për ish-kryeprokurorin si edhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Në përfundim të seancës avokati i Llallës tha për gazetarët se ai ndodhej në një spital por nuk e dinte se ku.
Ish-kryeprokurorit iu konfiskuan gjithashtu një apartament në Durrës dhe 4 sipërfaqe tokë rreth 22 mijë metra katrorë në Tiranë.