
Policia nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me pilotin dhe pasagjerin e arratisur nga avioni i vogël sportiv i rrëzuar të hënën në Vermosh. Ajo ka njoftuar vetëm se avioni sportiv dy vendësh u gjend 800 m nga kufiri me Malin e Zi.
Në brëndësi të tij nuk u gjendën shenja dalluese si: flamur, dokumente të origjinës apo ndonjë dokument tjetër identifikimi.
Policia po punon me Malin e Zi dhe Kosovën për përcaktimin e itinerarit të fluturimit, identifikimin e pilotëve dhe të personave të tjerë të përfshirë.
Të hënën në Vermosh u rrëzua një avion. Piloti dhe pasagjeri, sipas dëshmisë së kryeplakut të fshatit u arratisën me një makinë.