Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishi u shpreh se strukturat e inteligjencës në policinë e shtetit po hetojnë për qëllimin e protestave që u zhvilluan për vrasjen e Klodian Rashës.
Sipas Dervishit, protestat nuk kanë lidhje me ngjarjen. Ai pohoi në Report TV se vetëm ditën e parë policia kishte qëndruar kokulur ndaj protestuesve.
Ndërkohë po punohet për identifikimin e qëllimit të protesta dhe po pyeten një pjesë e të arrestuarve shtoi zv/ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
“Protestat nuk kanë lidhje me ngjarjen. E vetmja protestë që ne kemi qëndruar kokëulur ndaj protestuesve ishte dita e parë. Ditën e parë mund të faleshe çfarëdolloj reagimi. Dëshiroj të falenderoj, babain e të ndjerit i cili na ka pritur disa herë. Kryeministrin, ministrin e brendshëm dhe ka mbajtur një qëndrim fisnik ndaj policisë. Deklaratat e tij në media kanë qenë për të ruajtur një ekuilibër të rendit publik. Strukturat e inteligjencës në policinë e shtetit, janë duke punuar dhe identifikuar edhe për qëllimin e protestave. Po punohet për këtë gjë. Një pjesë e të arrestuarve po pyeten. Veçoria më negative ishte përfshirja e të miturve në kundërshtim me Konventën për të Drejtat e Njeriut. Ne kemi hequr mundësinë e e shkatërrimit të pronës publike nga protestuesit. U futën në rresht të parë të miturit” tha Dervishi.