Policia procedon penalisht Bashën, Kryemadhin, Budinën e Liçajn për protestën e 18 majit

Nga Exit News
Policia procedon penalisht Bashën, Kryemadhin, Budinën e Liçajn për protestën e 18 majit

Policia ka nisur procedimin penal për Lulzim Bashës, Monika Kryemadhin, Robert Budinën, Neritan Liçaj, Fatmir Mediun dhe të tjerë qytetarë, për organizimin e protestës së 18 majit.

Ata akuzohen se kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e policisë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, në situatë të jashtëzakonshme në kohë pandemie, ku ndalohen me ligj grumbullimet dhe tubimet.

Më parë policia ka gjobitur Bashën, Kryemadhin dhe 85 qytetarë për shkelje të masave të ndalim qarkullimit, pasi kaluan netët e 14-15 majit tek sheshi para Teatrit Kombëtar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>