Policia pushton Kukësin, shtohen patrullat e policisë në prag të protestës

Policia pushton Kukësin, shtohen patrullat e policisë në prag të protestës

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj, që ka mbështetur që prej marsit protestën kundër tarifave në Rrugën e Kombit, ka publikuar një video ku tregohen forca të shumta policie që patrullojnë në qytetin e Kukësit, si masë për të frikësuar banorët e Kukësit për të protestuar.

Çfarë trimi është Rama, përqëndron policinë në Kukës, për të trembur qytetarët që nuk duan të paguajnë për të dalë dhe për të hyrë në Kukës.Policia është me Ramën dhe Oligarkët, unë jam me qytetarët e Kukësit.Protesta e tyre është me të drejtën e Zotit, janë të varfër dhe duan të jenë të lirë të lëvizin, si gjithë shqiptarët e tjerë.Lëvizja e lirë është një e drejtë kushtetuese dhe askush nuk mund t'i detyrojë të paguajnë për të kaluar në të vetmen rrugë që e lidh me pjesën tjetër të Shqipërisë.

Posted by Agron Shehaj on Sunday, 16 September 2018

 

“Çfarë trimi është Rama, përqëndron policinë në Kukës, për të trembur qytetarët që nuk duan të paguajnë për të dalë dhe për të hyrë në Kukës.

Policia është me Ramën dhe Oligarkët, unë jam me qytetarët e Kukësit.

Protesta e tyre është me të drejtën e Zotit, janë të varfër dhe duan të jenë të lirë të lëvizin, si gjithë shqiptarët e tjerë.

Lëvizja e lirë është një e drejtë kushtetuese dhe askush nuk mund t’i detyrojë të paguajnë për të kaluar në të vetmen rrugë që e lidh me pjesën tjetër të Shqipërisë,” shkruan deputeti Shehaj.

Sot ka nisur aplikimi i tarifave të kalimit në rrugën e Kombit, ndërkohë që qytetarët kanë lajmëruar protestë kundër këtyre tarifave.

Nga sot, çdo qytetar do të paguajë tarifën prej 5 euro për çdo kalim — përjashtohen nga kjo tarifë banorët e Kukësit, të cilët deri në 44 kalime do paguajnë 100 lekë për kalim dhe pas 44 kalimesh tarifën normale prej 5 urosh.

Për mbledhjen e tarifës, kompania Kastrati ka ndërtuar 10 sportele, të cilat sot janë rrethuar nga Forcat Speciale, për të ndaluar protestuesit.

Po ashtu, në rrugën nga Tirana drejt Kukësit, sot ka pasur të paktën 10 posto-blloqe policie dhe forca të shumta RENEA.

Lajme te ngjashme