Policia sekuestroi sot në Shkodër pasuritë e disa prej të dyshuarve që morën peng Jak Prengën. Punonjës të shumtë policie mësynë disa banesa duke vendosur shiritin e seukestros nga “Operacioni Forca e Ligjit”. Policia ia shpërndau pamjet e aksionit mediave.
Top-Channel dhe Shqiptarja.com raportuan duke zbuluar identitetet e disa prej zotëruesve të pasurive:
- Ardian dhe Artan Doçit iu sekuestruan 2 shtëpi, 3 makina dhe 1 motor.
- Gentian Doçit (njohur si Gentian Funiqi) iu sekuestrua një vilë 4 katëshe me pishinë dhe një makinë.
- Aldo Manishtës iu sekuestrua një banesë një katëshe.
- Martin Bletës iu sekuestrua një shtëpi dhe një makinë.
- M.D iu sekuestrua një shtëpi dhe rreth 2 mijë metër katrorë tokë.
AbcNews raportoi se disa nga pronat e sekuestruara i përkasin familjes Bajri. Të hënën policia sekuestroi resortin Golden Kompleks, një pikë karburanti dhe 3 shtëpi të familjes Hajri. Katër pjesëtarë të kësaj familje – Altin Hajri mbetet në kërkim – akuzohen për pengmarrjen dhe vrasjen e Jak Prengës, trupi i të cilit nuk është gjetur ende.
Për këtë pengmarrje akuzohen gjithashtu Dritan Rexhepi, Gentian Doçi e Martin Bleta. I pari ndodhet në burg në Ekuador, të tjerët janë në kërkim bashkë me Altin Hajrin dhe një person me inicialet K.G.