Shkodër, Policia sekuestron pasuritë e të dyshuarve që morën peng Jak Prengën

Nga Exit News
Shkodër, Policia sekuestron pasuritë e të dyshuarve që morën peng Jak Prengën

Policia sekuestroi sot në Shkodër pasuritë e disa prej të dyshuarve që morën peng Jak Prengën. Punonjës të shumtë policie mësynë disa banesa duke vendosur shiritin e seukestros nga “Operacioni Forca e Ligjit”. Policia ia shpërndau pamjet e aksionit mediave.

Top-Channel dhe Shqiptarja.com raportuan duke zbuluar identitetet e disa prej zotëruesve të pasurive:

  1. Ardian dhe Artan Doçit iu sekuestruan 2 shtëpi, 3 makina dhe 1 motor.
  2. Gentian Doçit (njohur si Gentian Funiqi) iu sekuestrua një vilë 4 katëshe me pishinë dhe një makinë.
  3. Aldo Manishtës iu sekuestrua një banesë një katëshe.
  4. Martin Bletës iu sekuestrua një shtëpi dhe një makinë.
  5. M.D iu sekuestrua një shtëpi dhe rreth 2 mijë metër katrorë tokë.
OFL gjatë aksionit në Shkodër.

AbcNews raportoi se disa nga pronat e sekuestruara i përkasin familjes Bajri. Të hënën policia sekuestroi resortin Golden Kompleks, një pikë karburanti dhe 3 shtëpi të familjes Hajri. Katër pjesëtarë të kësaj familje – Altin Hajri mbetet në kërkim – akuzohen për pengmarrjen dhe vrasjen e Jak Prengës, trupi i të cilit nuk është gjetur ende.

Për këtë pengmarrje akuzohen gjithashtu Dritan Rexhepi, Gentian Doçi e Martin Bleta. I pari ndodhet në burg në Ekuador, të tjerët janë në kërkim bashkë me Altin Hajrin dhe një person me inicialet K.G.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme