Policia e Shtetit ka ndaluar dhe shoqëruar në komisariat dy aktivistë të shoqërisë civile, Andi Tepelena dhe Martin Gjonaj, për protestë të paligjshme.
Gjatë protestës së organizuar në Tiranë kundër ndërtimit të HEC-eve, qytetarët ishin të ulur në trotuarin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” përballë Piramidës, ku po mbanin fjalime.
Policia e Shtetit ka kërkuar shpërndarjen e tyre dhe i ka akuzuar se po shkelin ligjin duke qëndruar në trotuar.
Pasi protestuesit i shpjeguan policëve se kanë njoftuar për organizimin e protestës dhe kërkuan shpjegime për shkeljet e pretenduara, Policia ka marrë zvarrë protestuesit, si tregohet në videon e shpërndarë nga Organizata Politike.
Një pjesë e protestuesve janë shoqëruar në Komisariatin numër 2 në Tiranë.