Policia shqiptare dhe italiane arrestojnë 2 persona në Laç dhe Tiranë

Nga Exit News
Policia shqiptare dhe italiane arrestojnë 2 persona në Laç dhe Tiranë
Policia e Shtetit ka arrestuar, në bashkëpunim me policinë italiane, të 2 personave të shpallur në kërkim nga Italia. Personat e arrestuar janë: B. C., 40 vjeç, banues në Tiranë dhe E. P. alias E. U., 27 vjeç, banues në Laç. Ata akuzohen per pjesmarrje në organizatë kriminale të trafikut të heroinës e kokainës në Milano, Itali dhe në Shqipëri.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë në Facebook “operacioni “NEIKEA” ka nisur që nga viti 2016 nga Policia e Milanos dhe kishte për qëllim goditjen e organizatës kriminale që drejtohej nga shtetasi italian Luca Guerra që merrej me shitjen e kokainës në Balsamo/Milano”.

Më tej policia sqaron se:

“Italia arrestoi  Luca Guerra më  01 prill 2016 dhe drejtimin e organizatës kriminale e mori shtetasi Giuseppe Sanfilipo, i cili u arrestua më datë 25 qershor 2016, pasi ka tentuar të vrasë shtetasin shqiptar M. P.

Në kuadër të këtij operacioni, më datë 13 nentor 2016 u arrestuar në kufirin midis Francës dhe Italisë, korrieri shqiptar i drogës, si dhe janë sekuestruar 8.6 kg kokainë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>