Policia vendos 579 gjoba për moszbatimin e masave kundër Covid-19

Nga Exit News
Policia vendos 579 gjoba për moszbatimin e masave kundër Covid-19

Policia ka gjobitur 579 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, për mos zbatimin e masave kundër Covid-19.

Prej tyre 496 u gjobitën me 3 mijë lekë për mos mbajtjen e maskës në ambiente publike.

Ndërkohë, 83 qytetarë janë gjobitur sepse udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Policia gjobiti 4 persona me 10 mijë lekë pasi qarkulluan pas orës 22:00.

Prej 15 tetorit në vend është bërë e detyrueshme mbajtja e maskave në çdo ambient, të hapur e të mbyllur, përveçse në banesa.

Po ashtu, në vend nuk lejohet lëvizja pas orës 20:00, pa leje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>