Policisë i ikën i kërkuari, ndalon dhunshëm gazetarin që po filmonte

Policisë i ikën i kërkuari, ndalon dhunshëm gazetarin që po filmonte

Forcat Speciale ndaluan të martën, në mënyrë të dhunshme, gazetarin e News24 Ergys Gjençaj, pasi një operacion për ndalimin e një personi të kërkuar shkoi keq.

Një video e bërë publike nga televizioni tregon efektivët e policisë, të veshur civil e të armatosur, duke ndaluar një makinë të zezë e duke i bërë thirrje shoferit të dilte.

Ky i fundit nuk i përgjigjet thirrjeve të policisë për të hapur derën, ndërkohë që në fushëpamje shfaqet makina e televizionit News24, nga e cila dalin dy gazetar.

Ndërsa gazetarët fillojnë të filmojnë, i kërkuari i jep gaz makinës dhe çan rrethimin e grupit të policëve, duke u arratisur.

Në vend që të viheshin në ndjekje, videoja tregon njërin prej efektivëve që kthehet e konfliktohet me gazetarët dhe përfundon duke sulmuar gazetarin Gjoncaj.

Më vonë, gazetari dhe kolegia Klodiana Lala dëshmuan se pa asnjë shpjegim, Forcat Speciale e kishin shtrirë në tokë dhe e kishin mbajtur aty për rreth një orë.

Policia ka një histori jo të mirë të trajtimit të medias dhe u kritikua nga vitin e kaluar nga organizatat ndërkombëtare të medias dhe Bashkimi Evropian për dhunën ndaj gazetarëve.

 

2 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme