Politika shqiptare në garë kush bën për vete fermerët

Nga Exit News
Politika shqiptare në garë kush bën për vete fermerët

Qeveria do të shtojë me 400 milionë lekë fondin e skemës kombëtare të subvencioneve për bujqësinë dhe blegtorinë.

Njoftimin e dha të mërkurën kryeministri Rama, në një status në Facebook.

Fillimisht, fondi i parashikuar për subvencione për vitin 2020 ishte 743,9 milionë lekë, ndërsa me shtesë e re shkon në 1,15 miliardë lekë, rreth 10 milionë euro.

Aplikimi për të përfituar fondet bëhet online në portalin e-Albania. Rama tha se 95 për qind e fermërëve që kanë aplikuar online, do të përfitojnë nga ky fond.

Ai po ashtu njoftoi se:

  • 400 veterinerë të rinj do të punësohen në Shërbimin Veterinar,
  • Vaksina për bagëtitë kundër sëmundjes së brucelozës do të jepet falas.

Nga ana tjetër, gjatë javëve të fundit, kreu i PD-së Basha ka theksuar disa herë se për qeverinë e tij, bujqësia do të jetë prioriteti kryesor.

Basha ka vizituar fermerët në shumë zona të vendit, në Lezhë, Lushnje, Devoll, Pogradec, Berat, Rrogozhinë, Divjakë, Zall-Bastar, Ndroq, etj, për tu njohur nga afër me problemet e tyre.

Në 6 korrik, ai i premtoi fermerëve të Devollit se qeveria e tij do të japë 100 milionë euro subvencione çdo vit për bujqësinë, ose sa 10-fishi i fondit që Rama ka vënë në dispozicion për vitin 2020.

Po ashtu, Basha premtoi se qeveria e tij do të investojë dhe 50 milionë euro në infrastrukturën e nevojshme, në përmirësimin e sistemit të vaditjes, kullimit, përpunimit dhe tregjeve.

Propozimet e PD-së për bujqësinë janë mbështetur dhe nga Lëvizja Socialiste pë Integrim. Në 7 korrik, ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti deklaroi:

“Opozita e bashkuar dhe LSI është e bindur se pa u mbështetur me të paktën 100 milionë euro, sektori nuk mund të kthehet në konkurues dhe do të rrudhet edhe më tej.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>