Politikanët në Kosovë kanë përkujtuar heroin kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun në 553 vjetorin e vdekjes.
Presidentja në detyrë Vjosa Osmani përmes një shënimi në Facebook shkroi :
“Skënderbeu është frymëzim i rezistencës dhe i luftës për liri në të gjitha periudhat. Por mbi të gjitha, ai mbetet modeli unik i përbashkimit të shqiptarëve dhe si i tillë do të kujtohet përherë! Qoftë i përjetshëm kujtimi për kryestrategun tonë”.
Edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë Albin Kurti ka kujtuar Skënderbeun.
Ai ka zgjedhur ta kujtoj përmes shkrimtarit Ismail Kadare me një pjesë nga romani i tij “Kështjella”.
Përmes një shënimi në Facebook, Kurti ka kujtuar edhe vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën.
Të dielën edhe politikanët në Shqipëri përkujtuan Skënderbeun.