Politikanët e lartë nga Shqipëria dhe Kosova kanë uruar xhudisten kosovare, Distria Krasniqi për fitoren e Medaljes së Artë në Lojrat Olimpike Tokio 2020.
I pari ka qënë kryeministri kosovar, Albin Kurti, i cili ka shprehur falenderimet, duke shtuar se me zemër ishte me sportistët e Kosovës.
“Faleminderit që po bëni krenar secilin prej nesh. Me zemër jam me ju në Tokio,” shkruajti ai në rrjetin Facebook.
Ndërkohë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ndoqi ndeshjen direkt nga stadiumi i Tokios.
Në një koment në rrjetet sociale, ajo shkruan se Krasniqi “gëzoi fort çdo zemër në Kosovë, por edhe shumë të tjera anë e mbanë botës”.
“Ajo dëshmoi që talenti dhe puna triumfojnë gjithnjë,” shtoi ajo.
Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca uroi Krasniqin dhe trajnerin e saj, Toni Kuka.
“Kosova zemërmadhe – e ARTË në Lojërat Olimpike,” shkruajti ai.
Presidenti i vendit, Ilir Meta po ashtu uroi për fitoren, duke e cilësuar xhudisten më të mirën e botës.
“Përgëzime Dritonit dhe mbarë ekipit, që kurrë nuk zhgënjen!,” shtoi Meta.
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha zgjodhën të uronin me vetëm një fjalë, duke shkruajtur përkatësisht “Luaneshë” dhe “Krenari”, shoqëruar me një foto të Distria Krasniqit nga momenti i triumfit.
Kjo është Olimpiada e dytë e Kosovës, qysh prej fitimit të pavarësisë në 2008 dhe viti i dytë që ajo fiton medalje. Në vitin 2016 në Rio De Janeiro, Medalja e Arta u fitua nga sportistja Majlinda Kemendi, po në xhudo.