Politikanët shqiptarë urojnë besimtarët muslimanë me rastin e muajit të Ramazanit

Nga Exit News
Politikanët shqiptarë urojnë besimtarët muslimanë me rastin e muajit të Ramazanit

Politikanët shqiptarë uruan të martën besimtarët musliman me rastin  e fillimit të muajit të Ramazanit.

Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në Facebook shkruan:

Me lutjet dhe përkushtimet tona, me shpirt dhe zemër, duke u shërbyer me përulësi, të jemi më pranë të sëmurëve, të pamundurve, të moshuarve dhe çdo shqiptari në nevojë për të rizgjuar shpresën për ditët më të mira, që po afrojnë dhe që patjetër do të vijnë për Shqipërinë!”

Kryeministri Edi Rama uroi besimtarët përmes një postimi në Facebook. Ai shkruan:

Agjërim të lehtë për të gjithë besimtarët muslimanë në muajin e bekuar të Ramazanit”

Ndërkohë kryeparlamentari Gramoz Ruçi uron që ky muaj të sjelli më shume dashuri e paqe edhe pse në kufizime për shkak të pandemisë.

Nga ana tjetër kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shkruan se ky muaj afron njerëzit me Zotin dhe rrit fuqinë për tē përballuar sfidat.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>