Polonia dhuron 100 mijë vaksina Pfizer për Kosovën

Nga Exit News
Polonia dhuron 100 mijë vaksina Pfizer për Kosovën

Polonia do t’i dhurojë Kosovës 100 mijë vaksina Pfizer. Lajmi u konfirmua nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një status në rrjetin Tëitter.

Osmani e filloi komentin duke falenderuar Shtetet e Bashkuara për dhurimin e mbi 500 mijë vaksinave Pfizer, të cilat mbërritën në vend një ditë më parë.

“Për më tepër, sot u informova nga autoritetet polake se do të dhurojnë 100 mijë vaksina Pfizer në Kosovë,” shkruajti ajo.

Osmani falenderoi aleatët për ndihmën gjatë pandemisë.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, vendi deri më 5 shtator kishte administruar 922 623 doza të vaksinës. Ndërkohë, rezultojnë të vaksinuar plotësisht 307 467 qytetarë.

Kosova ka përdorur vetëm vaksinat e miratuara nga Agjensia europiane e Barnave në fushtën e saj të vaksinimit.

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>