Mijëra qytetarë protestuan në të gjithë Poloninë të premten, pavarësisht nga kufizimet e koronavirusit, një ditë pasi gjykata e lartë ndaloi abortin.
Vendimi i Gjykatës Kushtetues të enjten për të ndaluar abortet për shkak të defekteve të fetusit e vendosi Poloninë më larg Evropës. Mijëra qytetarë dolën në rrugë në Poznan, Varshavë, Wroclaw dhe Krakow, treguan pamjet nga transmetuesi privat TVN.
“Gratë nuk respektohen në këtë vend. Askush nuk po na dëgjon”, tha një 34 vjeçare, e cila u paraqit në një protestë në qytetin verior të Gdynia.
Mbi një mijë u mblodhën pranë shtëpisë së udhëheqësit të partisë në pushtet Ligji dhe Drejtësia (PiS) Jaroslaw Kaczynski në Varshavë, për natën e dytë të protestës të premten, duke mbajtur parulla që shkruanin: “Ju keni gjak në duar”. Dhjetëra policë të pranishëm ishin të veshur me mjete për trazira.
“Fillimisht isha e frikësuar, nga koronavirus. Kam frikë për vajzën time, por mendoj se nuk kemi zgjidhje. Dikush na e hoqi këtë kundër vullnetit tonë, ”tha Emilia Gwiazda, 46 vjeç, e cila mori pjesë në protesta në Varshavë.
Përpjekjet nga PiS për të frenuar rregullat tashmë shumë kufizuese të abortit në vitet e fundit ndezën protesta, duke e detyruar partinë të rikthente propozimet legjislative.