Polonia tërhoqi ushtrinë nga Afganistani, pas 20 viteve. Lajmin e dha Presidenti polak Andrzej Duda
“Në përputhje me vendimet e Aleatëve, ne vendosëm të mos e zgjasnim misionin e Kontingjentit Ushtarak Polak në Afganistan. Në fund të qershorit, pas 20 vjetësh, ne po i japim fund përfshirjes sonë ushtarake në operacionin më të madh të NATO-s në histori. Ushtarët e parë polakë do të kthehen në vend sot”, shkroi presidenti polak.
Vendimi erdhi pasi SHBA-të dhe NATO njoftuan tëheqjen e trupave ushtarakë nga Afganistani.