Pompeo dhe Lukashenko bisedojnë në telefon

Nga Exit News
Pompeo dhe Lukashenko bisedojnë në telefon

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara, Mike Pompeo bisedoi në telefon me liderin e Bjellorusisë Aleksander Lukashenko, për t’i dhënë fund mandatit të tij ose do të përballet me protesta dhe greva në mbarë vendin.

Departamenti i Shtetit i tha Radios Evropa e Lirë më 24 tetor se Pompeo kërkoi lirimin e një strategu politik bjelloruso-amerikan, ndalimin e të cilit qeveria e SHBA-së e ka quajtur “të padrejtë”.

“Sekretari bëri thirrje për lirimin e plotë dhe largimin e menjëhershëm nga Bjellorusia të shtetasit amerikan të ndaluar padrejtësisht, Vitali Shkliarov, dhe rikonfirmoi mbështetjen e SHBA-së për aspiratat demokratike të popullit të Bjellorusisë,” tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Shkliarov, i cili punoi në fushatat e ish-presidentit Barack Obama dhe Senatorit Bernie Sanders, u arrestua në fund të korrikut ndërsa ishte duke vizituar familjen e tij në Bjellorusi.

Ai u lirua me kusht në pritje të gjyqit për ato që konsiderohen gjerësisht si akuza politike të trilluara.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë refuzuar të pranojnë rezultatet e zgjedhjeve ku Lukashenka sërish është udhëheqësi i ligjshëm i ish-Republikës Sovjetike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>