Pompeo: Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës kyçe për stabilitetin në Ballkan

Nga Exit News
Pompeo: Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës kyçe për stabilitetin në Ballkan

Skretari i Shtetit amerikan, Michael Pompeo, uroi sot në emër të SHBA-ve 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Në urimin zyrtar Pompeo e konsideroi pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës kyçe për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe se:

“[…] SHBA-të mbështesin Kosovën në rrugën drejt integrimit në institucionet euroatlantike dhe do të vazhdojë që të punojë për mbështetjen e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe për rritjen e mirëqenies ekonomike për të gjithë qytetarët e Kosovës.”

Pompeo vlerësoi se pas zgjedhjeve të fundit dhe formimit të qeverisë, Kosova

“[…] ka mundësi të re për të përmbushur potencialin e saj të plotë, si për qytetarët e vet si dhe për marrëdhëniet me vendet fqinje. Jemi inkurajuar nga ngjarjet e fundit të cilat tregojnë një lëvizje kundrejt lehtësimit të investimeve, turizmit, tregtisë dhe marrëdhënieve njerëzore me Serbinë, çka do të shtojë themelet për një progres të mëtejshëm në normalizimin e marrëdhënieve në të ardhmen.”

Më 17 shkurt 2008 Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia. Gjykata Ndërkombëtare e Drjetësisë në Hagë vlerësoi se pavarësia nuk kishte shkelur asnjë ligj ndërkombëtar. Dymbëdhjetë vite më vonë Serbia vazhdon të mos e njohë shtetin e Kosovës, megjithëse ajo njihet nga 115 vende. Marrëdhëniet mbeten të tensionuara, pasi prej vitit 2018 dialogu për normalizimin e marrëdhënieve është ndërprerë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>