3 ngarkesa të mëdha droge kanë hyrë në vend përmes portit italian Gioia Tauro të Kalabrisë.
Dy ngarkesa të mëdha u kapën brenda muajit: Në 11 prill 149 kilogramë kokainë me vend origjine Amerikën Latine hyri nëvend e fshehur në një ngarkesë me banane.Ssot, 17 maj policia kapi 400 kilogramë kokainë të fshehur në një ngarkesë me mish të ngirë.
Dhe në 2016, 19 kilogramë kokainë u kap nga autoritetet italiane në portin e Gioia Tauro të Kalabrisë, e fshehur ne një ngarkesë me pula të ngrira.
Porti i Gioia Tauro, në Kalabri është porta kryesore hyrëse e kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës, terminali më i madh i trafikut në Mesdhe.
Porti përdoret nga ‘Ndrangheta për të sjellë “arin e bardhë”. Në shkurt të 2021, u kapën 1 300 kilogramë kokainë e fshehru në tre kontenier, e fshehur në një ngarkesë me fruta ekzotike.
Në vitin 2016, rreth 1,700 kilogramë kokainë e pastër u kap në port. Dhe në vitin 2017, në pak më shumë se një muaj, 127 kg kokainë u kap në kontejnerë gjatë tre operacioneve të ndryshme.
Sipas një vlerësimi (disi të vjetër), trafikimi i kokainës zë 66% të të ardhurave vjetore për klanet kalabreze, që janë rreth 44 miliardë euro.
Kokaina blihet në Amerikën e Jugut për 1,200 euro për kilogram, dhe shitet në Evropë për 40,000 euro.
Policia amerikane dhe italiane arritën përmes përgjimeve të grupit kriminal Ndragheta të gjenin në 2017 se një organizate përgjatë boshtit Kalabria-Bogota, e cila parashikonte mbërritjen e kokainës me aeroplan ose me det në portin e Kalabrisë. Droga duhej të mbërrinte në Itali e fshehur në kontejnerë plot me fruta të ngrira ose peshk. Aq sa disa trafikantë kalabrezë kishin ngritur një dyqan për rishitjen e peshqve të ngrirë nga Amerika e Jugut.
Më 24 janar 2017, prokurori Nicola Gratteri drejtoi operacionin më të madh në Itali të ndodhur në këtë zonë: më shumë se 50 njerëz në 15 rajone italiane përfunduan në pranga, u kapën tetë ton kokainë, të fshehur në një ngarkesë me banane pranë portit të Turbo, në Kolumbi, nga të cilat 1,500 kg tashmë të paketuara dhe gati për t’u transportuar.
Por në këtë port, përveç kokainës qarkullojnë edhe armë e mbeturina. Shpesh ngarkohet pa dijeninë e personit që kryen transportin. Për çdo kontejner të sekuestruar, ka edhe nëntë të tjerë që mbërrijnë të padëmtuar në destinacionin e tyre. Siç shpjegon Roberto Di Palma, Zëvendës Prokurori i Reggio Calabria, “duhet një ditë për të kontrolluar një kontejner. Nëse marrim parasysh se mbi 3 milion kalojnë çdo vit, hapja e të gjithave do të ishte e pamundur “.
Dokumentet e udhëtimit kontrollohen, ne mbështetemi në pajisje të sofistikuara të skanerit. Por është një luftë e vështirë për tu fituar. Magjistratët spekulojnë se ‘Ndrangheta ka vendosur njerëzit e saj në port. Jo domosdoshmërisht punonjës të lidhur me klanin, por njerëz të korruptuar. Në vitin 2011, një ekzekutiv i kompanisë administruese të kalatës së ngarkesave të portit Gioia Tauro u ndalua ndërsa ai u përpoq të largohej me 16 thasë që përmbanin 519 kg kokainë të pastër.