Cristiano Ronaldo nuk do të kthehet në Itali, pasi autoritetet portugeze e kanë futur në karantinë, kjo pasi një prej shokëve të skuadrës rezultoi të mërkurën i infektuar me koronavirus.
Sulmuesi i Juventusit kishte udhëtuar në atdhe të mërkurën për t’i qendruar pranë së ëmës, e cila po trajtohet pas një goditjeje në tru.
Fluturimet me Italinë janë ndërprerë, por Ronaldo udhëtoi në Madeira me avion privat.
Gjatë mbrëmjes, klubi i Juventusit deklaroi se mbrojtësi 25-vjeçar Daniele Rugani kishte rezultuar pozitiv me koronavirus dhe për këtë e gjithë skuadra dhe zyrtarët e saj do të mbahen në karantinë.
Shtatlarti Rugani ka qetësuar tifozët duke u shprehur se nuk është sëmurur, mirëpo fakti se ai është infektuar ka nxitur masa të ngjashme edhe për Ronaldon në Portugali, duke qenë se ai luan me një skuadër me të dhe ka pasur kontakte të afërta.
Përveç Juventusit, në karantinë është futur edhe Interi me të cilën u luajt pak ditë më parë.