PPE kërkon përfshirjen e 15 kushteve të BE-së për Shqipërinë në rezolutën për hapjen e negociatave

Nga Exit News
PPE kërkon përfshirjen e 15 kushteve të BE-së për Shqipërinë në rezolutën për hapjen e negociatave

Grupi i Partive Popullore Europiane (PPE) i kërkoi të hënën Parlamentit Evropian që të përfshijë në rezolutën e hartuar nga eurodeputeti Tonino Picula për hapjen e negociatave me Ballkanin Perëndimor, 15 kushtet që BE i ka vënë Shqipërisë në mars 2020.

Sipas PPE-së, rezoluta e Piculas është e përgjithshme dhe nuk përmend kushtet që Shqipëria deri tremujorin e parë të vitit 2021, kur do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare – e cila përcakton fillimin në praktikë të negociatave Shqipëri-BE.

Për këtë arsye, dy përfaqësues të PPE-së, eurodeputetja Kinga Gal dhe David Lega, raportuesi për Shqipërinë, kanë propozuar amendimin e rezolutës për të shtuar dhe 15 kushtet.

Fjalia që ata kërkojnë të shtojnë në rezolutë është:

“[Parlamenti Europian] thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes së Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet anëtare.”

Rezoluta mbi Ballkanin Perëndimor pritet të miratohet këtë janë në seancën plenare të Parlamentit Europian.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>