PPE thirrje palëve të miratojnë marrëveshjen zgjedhore

Nga Exit News
PPE thirrje palëve të miratojnë marrëveshjen zgjedhore

Grupi i Partive Popullore Europiane (PPE) ka bërë thirrje që partitë politike të miratojnë marrëveshjen për reformën zgjedhore.

“Ne këmbëngulim që kjo reformë duhet të përmbyllet dhe zbatohet para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe lokale”, deklaruan eurodeputetët Andrey Kovatchev, nënkryetari i Grupit të PPE-së, dhe Michael Gahler, zëdhënësi i Grupit të PPE-së për Punët e Jashtme.

Përfaqësuesit e PPE-së kritikuan zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 dhe theksuan se:

“Fakti që bashkitë në Shqipëri drejtohen nga një palë e vetme e vendos atë në kundërshtim me nocionin themelor të një demokracie pluraliste”.

PPE i bëri thirrje qeverisë të mos miratojë paketën “Anti Shpifje” dhe të nisë hetimin për shit-blerjen e votave në zgjedhjet e kaluara. Gjithashtu, PPE i bëri thirrje të gjitha palëve të zbatojnë 15 kushtet e vendosura nga BE.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>