PPE, thirrje qeverisë të zbatojë Reformën Zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme

Nga Exit News
PPE, thirrje qeverisë të zbatojë Reformën Zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme

Grupi i Partive Popullore Europiane i kërkoi qeverisë të zbatojë reformën zgjedhore në zgjedhjet e 2021.

Në një postim në Facebook, europarlametari Michael Gahler, përshëndeti konsensusin për reformën dhe shtoi se fakti se bashkitë drejtohen nga një parti e vetme është në kundërshtim me parimet demokratike.

“Së bashku me grupin PPE në Parlamentin Europian, përgëzojmë partitë në Këshillin Politik të Shqipërisë, të cilat pas akordimit të 5 qershorit, ranë dakord për paketën e ndryshimeve zgjedhore.
Duhet të vijojë zbatimi i mirëfilltë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe bashkiake të Kodit Zgjedhor të reformuar.

Këshilli Europian në muajin mars i kërkoi Shqipërisë të sqarojë ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019. Fakti që qeveritë vendore në Shqipëri drejtohen nga një parti e vetme, bie në kundërshtim me nocionin themelor të një demokracie pluraliste.”

Gahler theksoi se duhet te zbatohen rekomandimet e Venecias në lidhje me ligjin e medias dhe Gjykatën Kushtetuese si dhe të nisi hetim mbi dosjet e blerjes së votave.

“Opinionet e publikuara së fundmi të Komisionit të Venecias për lirinë e medias dhe gjyqësorit duhet të zbatohen plotësisht në frymën dhe qëllimin e tyre për të korrigjuar devijimet e hershme dhe për të ecur përpara. Gjithashtu duhet nisur procedimi penal lidhur me akuzat e blerjes së votave në zgjedhjet e kaluara përfshirë edhe ato në dosjet 184 dhe 339.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>