Drejtuesit e Partisë Popullore Evropiane zgjatën pezullim e anëtarësimit për një kohë të papërcaktuar të Partisë së Kryeministrit hungarez Viktor Orban. Vendimi u morr ditën e hënë, gjatë asamblesë vjetore të EPP-së.
Drejtuesit e EPP u shprehën se kryeministri hungarez nuk ka bërë asnjë përmirësim në zbatimin e shtetit të së drejtës dhe ka vazhduar me retorikën anti evropiane.
Gjatë takimit, Tusk tha se në fund të shkurtit ai do të takohet me Kryeministrin Orban, për të diskutuar mbi këtë çështje.
EPP e pezulloi partinë e Orbanit në Mars të 2019 dhe krijoi një komitet me tre anëtarë për të hetuar situatën në Hungari dhe lëshoi një rekomandim për përjashtimin e partisë.