PR ankimon në Kushtetuese vendimin për ndalimin e tubimeve dhe aktiviteteve politike

Nga Exit News
PR ankimon në Kushtetuese vendimin për ndalimin e tubimeve dhe aktiviteteve politike

Partia Republikane, njoftoi se do të dërgojë në Gjykatë Kushtetuese vendimin e Komitetit Teknik për ndalimin e grumbullimit të më shumë se 10 vetave, në fushatën zgjedhore të 2021.

Në një njoftim për shtyp të enjten, PR tha se pas vendimit të qeverisë qendron qëllimi për të ndaluar komunikimin e drejtpërdrejtë të qytetarëve me politikën.

Këtë vendim e lajmëroi edhe kryetari i PR-së Mediu, në një intervistë për Report TV. Ai u shpreh se ky vendim është bërë për të manipuluar zgjedhjet e ardhshme.

Mediu shtoi se fushata online e bën të pamunduar njohjen e qytetarit me kandidatin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>