
Partia Republikane ka arritur marrëveshje me Partinë Demokratike për të qënë pjesë e koalicionit të kësaj të fundit në zgjedhje.
PR është i pari nga partitë e vogla, e cila firmosi marrëveshjen për të qënë pjesë e koalicionit të PD-së. Ndërkohë pritet që në orët në vijim të firmosin dhe aleatët e tjerë.
Në një deklaratë për mediat, kreu i PR, Fatmir Mediu u shpreh:
“Kjo marrëveshje ka përmbledhur të gjitha marrëdhëniet, qëndrimet, që i shërbejnë fitores. Marrëveshja i jep autoritetin ligjor PD, si parti lider, që të përcjellë në KQZ raportet politike të çdo partie politike”
Sot është dita e fundit për rregjistrimin e koalicioneve pranë KQZ-së.