10 politikanë të gjobitur për shkeljen e masave kundër Covid19

Nga Exit News
10 politikanë të gjobitur për shkeljen e masave kundër Covid19

Që prej fillimit të fushatës, policia ka gjobitur 10 kandidatë për deputet për organizimin e takimeve elektorale me mbi 10 persona, në ambjent të mbyllur, pa distancim social. Politikanët e dënuar deri tani janë:

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u gjobit disa herë për mosrespekimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Pak para fillimit të fushatës më 25 mars, policia e Elbasanit gjobiti Kryemadhin për grumbullimin e më shumë se 10 vetave dhe mosmbajtjes së maskës.

Gjithashtu tre përfaqësuesë të LSI-së, Endrit Brahimllari, Elona Guri dhe Komtiana Kuci u gjobitën për shkelje të masave antiCovid19.

Drejtuesi politik i Beratit, Blendi Klosi u gjobit me 5 milionë lekë për shkelje të rregullave kundër Covid-19. Klosi kishte grumbulluar më shumë se 10 veta në aktivitetet elektorale, në kundërshtim me aktin normativ.

Kryebashkiaku i Skraparit, Adriatik Memaj u gjobit me 1 milionë lekë për organizim të takimeve elektorale në shkelje të masave kundër koronavirusit

Nga Partia Demokratike janë gjobitur me 5 milionë lekë kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe kandidatët për deputetë, Belind Këlliçi dhe Edmond Spaho.

Lulzim Basha u gjobit më 11 mars 2021, pas organizimit të një mitingu në Kavajë. Policia e Kavajës nisi edhe procedim penal për 24 personat përgjegjës për këtë organizim.

Elton Debreshi, kandidati i pavarur për deputet në Bulqizë u gjobit me 5 milionë lekë.

Qeveria prej rreth një viti ka ndaluar grumbullimin e më shumë se 10 personave në një ambjent të mbyllur. Personat që shkelin këtë rregull dënohen me 1 milionë lek.

Gjithashtu, në vend është e detyrueshme mbajtja e maskës në ambjentet e jashtme dhe të brendshme. Personat që shkelin këtë rregull dënohen me 3 mijë lek gjobë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>