Premtimet e pambajtura të qeverisë për hapjen e bypassit të Vlorës

Nga Exit News
Premtimet e pambajtura të qeverisë për hapjen e bypassit të Vlorës

Bypassi i Vlorës ka mbi 5 vjet që pritet të përfundojë, e mesa duket punimet do të vazhdojnë edhe pas 2021. Ministrja e Infrastrukturës për 5 muaj, e ka vizituar 3 herë kantierin e ndërtimit, dhe të treja herët ka dhënë nje datë të ndryshme për hapjen e saj.

23 janar, 2021, Balluku premtoi hapjen e rrugës para nisjes së sezonit veror 2021:

“Rruga përfundon dhe do jetë gati për përdorim para nisjes së sezonit veror 2021. Por, kompania që po realizon punimet ka premtuar se do ta përfundojë edhe para këtij afati”.

11 prill 2021, Balluku premtoi përfundimin e bypassit të Vlorës, përpara datës 30 qershor.

“Bypassi i Vlorës do të përfundojë më 30 qershor. Ndërsa, Tuneli i Llogarasë do të realizohet 36 muaj pas firmosjes së kontratës”.

26 maj 2021, Balluku deklaroi se bypass-i i Vlorës do të hapet, më 15 korrik, për të lehtësuar trafikun gjatë sezonit turistik.

“Unë kam marrë garancinë që ky bypass do të hapet më 15 korrik”.

Rruga rinisi në 2018, pas falimentimit të kompanisë Serenissima, e cila duhet të kishte përfunduar rrugën në 2017.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>