Premtimi për 300 mijë vende pune, Rama e Ahmetaj kundërshtojnë njëri-tjetrin

Nga Exit News
Premtimi për 300 mijë vende pune, Rama e Ahmetaj kundërshtojnë njëri-tjetrin

Kryeministri Rama dekalroi, të martën, se qeveria e tij ka krijuar 225 mijë vende të reja pune, duke iu afruar premtimit të bërë në 2013-ën për hapjen e 300 mijë vendeve të punës.

Gjatë një konference për shtyp me fokus ekonominë, Rama tha se sot zyrtarisht ka 225 mijë persona më shumë të regjistruar në regjistrin e punës:

“Ne kemi premtuar 300 mijë vende pune. Sot thjesht duke iu referuar shifrave […] në regjistrin e punës në vitin 2013 kishte 473 506 vetë të regjistruar dhe në fund të 2019 kishte 698 235 punonjës të regjistruar.

Janë apo nuk janë 225 mijë më shumë që paguhen dhe paguajnë sipas vendit të punës së tyre?!”

Duket se deklarata e Ramës bie ndesh me deklaratat e bëra ndër vite nga ministry Arben Ahmetaj.

Në vitin 2017, Arben Ahmetaj, atëherë ministër Financash, ka deklaruar se premtimi për 300 mijë vende pune të reja është realizuar që në vitin 2017. Madje sipas tij, qeveria kishte hapur 300 mijë vende pune, dhe jo 225 mijë saç pretendon sot Rama:

Në një intervistë me Sokol Ballën në janar 2017, Ahmetaj deklaroi:

“Në total, në ekonomi janë mbi 300 mijë vende të reja pune të krijuara.”

Po ashtu, Ahmetaj e përforëcoi deklaratën e tij në dhjetor 2020, kur deklaroi sërish se qeveria Rama ka hapur 300 mijë vende pune:

“Ai diskutimi pa shifra që bëhet në çdo terren ‘ku janë 300 mijë të punësuarit?!’… Kur shihet me lupë të shëndetshme, dhe jo me emocione politike, numrat janë aty.”

As Rama dhe as Ahmetaj nuk kanë sqaruar nëse ‘vende të reja pune’ quhen dhe ata punësuar që kanë punuar në të zezë dhe vitet e fundit janë regjistruar, apo se në cilët i sektorë ka hapur qeveria këto vende pune.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>