Presidenca e OSBE-së, Rama nis vizitën në Ukrainë

Presidenca e OSBE-së, Rama nis vizitën në Ukrainë

Kryeministri Edi Rama po viziton sot Ukrainën, si drejtues i presidencës së OSBE-së.

Ai do të takohet me  Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe ministrin e Jashtëm Vadym Prystaiko.

Kjo është vizita e parë e Ramës në Ukrainë. Ai ndodhet atje bashkë me Zëvendësministrin e Jashtëm Gent Cakaj.

Si drejtues i OSBE-së, Rama do të vizitojë dhe Rusinë e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në fillim të këtij viti Shqipëria mori presidencën e OSBE-së, organizatës në të cilën bëjnë pjesë 57 vende nga Evropa, Amerika e Veriut dhe Azia dhe që synim kryesor ka parandalimin e konflikteve, vëzhgimin e zgjedhjeve, mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe të të drejtave të njeriut.

Në deklarata të mëparshme të Kryeministrit Rama, disa nga prioritetet e Shqipërisë për presidencën e OSBE-së janë parandalimi i përshkallëzimit të konflikteve, monitorimi i zgjedhjeve me mbështetje për reforma dhe forcimi i dialogut mes palëve, lufta ndaj korrupsionit,

Në disa nga këto prioritete, Shqipëria nën drejtimin e zotit Rama ka shfaqur probleme vitet e fundit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>