Presidenca i ka kërkuar prokurorisë të hetojë personin, i cili kërcënoi dje zëdhënësin e saj Tedi Blushi. Lajmi u bë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala.
Dje, Presidenca njoftoi se 30 minuta pasi Zoti Blushi publikoi një status në faqen e tij në Facebook, e ka marrë në telefon një person. Sipas Blushit, personi u prezantua si punonjës i një ambasade në Tiranë, foli shqip, dhe i kërkoi të hiqte nga facebook statusin në fjalë.
Lajmi u konfirmua edhe Presidenti Meta, i cili shkroi në Facebook se “Zëdhënësi im, zoti Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë, që të tërheqë një postim të bërë sot paradite për shkak të detyrës brenda 30 minutash”.