
Zëdhënësi i presidencës, Tedi Blushi i është përgjigjur akuzës së kryeministrit Rama drejtuar Presidentit Meta, duke i kërkuar kryeministrit respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit.
Rama akuzoi Presidentin Ilir Meta se tanimë është zhytur plotësisht në fushatë për të shpëtuar LSI-në.
Si përgjigje, në një shënim në rrjetin social Facebook, Blushi e quan Ramën të frikësuar nga zgjedhjet në parti dhe ato parlamentare.