Presidenca kritikon planin e integrimit të qeverisë: Nuk përfshin të gjitha kushtet e BE-së

Presidenca kritikon planin e integrimit të qeverisë: Nuk përfshin të gjitha kushtet e BE-së

Presidenti Ilir Meta ka kritikuar planin e veprimit të qeverisë shqiptare për përmbushjen e 15 kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian për nisjen e negociatave për antarësim.

Ky plan nuk përfshin hetimin e krimit zgjedhor, që është një nga kushtet e BE-së.

–       Së pari duhet të ndërtohet një process transparent dhe gjithëpërfshirës

Presidenti kërkon përcaktimin e institucionit që do të konsultojë, hartojë, miratojë dhe monitorojë zbatimin e planit të veprimit.

–       Së dyti, plani i veprimit duhet të përfshijë të gjitha kushtet e BE-së

Presidenti ka gjetur mospërputhje mes planit të veprimit të qeverisë dhe kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian.

Në planin e veprimit mungon plotësisht parashikimi për procedimet penale kundër të akuzuarve për blerjen e votës.

Meta i sheh të paqarta edhe masat për sigurimin e vazhdimësisë së reformës në drejtësi dhe funksionimin e institucioneve të drejtësisë.

Ai bëri publike propozimet e Presidencës për masat që duhen marrë për kushtet e vendosura nga BE-ja, si dhe planin e veprimit për përmbushjen e tyre.

Ky plan i qeverisë u prezantua në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit më 9 qershor.

“Është e pakuptueshme dhe e pajustifikueshme ngutja për ta prezantuar këtë projekt-plan si një “dokument të konsoliduar gjithëpërfshirës” ndërkohë që asnjë nga institucionet jashtë ekzekutivit nuk ishin njohur më parë me këtë dokument.” – shkruan Presidenti.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>