Zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi përmes një statusi në Facebook ka lajmëruar se ditën e hënë, Presidenca do të publikojë një video ku tregohet se si Dvorani, kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi ka shkelur Kushtetutën.
Ai thotë se në këtë video përfshihen edhe zyrtarë të tjerë, të cilët mund të paditen.
Tedi Blushi konfirmojë për median se ditën e hënë do të kryhet edhe padia ndaj Dvoranit.
Presidenti Meta e akuzoi ditën e premte, Dvoranin për manipulim të procedurave në procesin e vlerësimit, hartimit dhe dërgimit të listave të kandidatëve për Gjykatë Kushtetuese.