Presidenca rihap garën për Gjykatë Kushtetuese

Nga Exit News
Presidenca rihap garën për Gjykatë Kushtetuese

Presidenti Ilir Meta ka shpallur sot (24 shtator) për të dytën herë thirrjen për zëvendësimin e gjyqatrit Besnik Imeraj, në Gjykatën e Kushtetuese.

Në thirrjen e parë, 7 shkurt 2018, KED nuk u kualifikoi asnjë kandidat.

Dje, (23 shtator) edhe Kuvendi hapi procedurën për zëvendësimin e ish anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo.

Në faqen zyrtare, Kuvendi bëri publik kriteret për të aplikuar si dhe dokumentacionin e kërkuar. Kandidatët kanë kohë deri me 13 tetor të aplikojnë.

Kjo shpallje erdhi pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk arriti të kualifikonte të paktën 3 kandidatë, aq sa e kërkon ligji, por vetëm 1.

Rihapja e garës nga fillimi shtyn me disa muaj të tjerë ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese ka mbetur me 4 nga 9 anëtarë dhe nuk ka kuorumin e duhur për të marrë vendime.

Pavarësisht premtimeve ministres së drejtësisë, Gjykata Kushtetuese nuk do të formohet brenda këtij viti.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>