Presidenti Bolsonaro po shtyn Brazilin drejt një katastrofe shëndetësore

Nga Exit News
Presidenti Bolsonaro po shtyn Brazilin drejt një katastrofe shëndetësore

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro po rrezikon të çojë vendin drejt një katastrofe shëndetësore pasi vazhdon të mos vendosë masa kufizuese dhe të distancimit social kundër koronavirusit.

Bolsonaro është një prej 4 liderëve të vetëm në botë që ende nuk kanë marrë masa kundër pandemisë së Covid-19 – tre të tjerët janë presidentët autoritarë të Nikaraguas, Bjellorusisë dhe Turkmenistanit.

Gjatë Pashkëve, lideri i ekstremit të djathtë, në mënyrë të përsëritur, qeshi dhe kundërshtoi me  rekomandimet për distancim social të ministrisë së tij të shëndetësisë.

Në një video Bolsonaro shfaqet në rrugë duke shkuar për të blerë petulla dhe shprehet se: “Askush nuk do të pengojë të drejtën time për të shkuar dhe për të blerë petulla.”

Gjatë një dalje publike, Bolsonaro u filmua duke fshirë hundën me dorë përpara se të shtrëngonte dorën e një zonje të moshuar.

Specialistët në shëndetin publik dhe sëmundjet infektive besojnë se një sjellje e tillë po minon dhe ato pak masa kufizuese që ka marrë Brazili –  ku deri më 13 prill ka pasur 1144 viktima dhe më shumë se 21 mijë të infektuar me Covid-19.

Marcos Lago, një specialist i sëmundjeve infektive në Spitalin Universitar Pedro Ernesto të Rio de Janeiro, tha se sjellja e pamatur e Bolsonaros ishte duke ngatërruar njerëzit lidhur me nevojën për të qëndruar në shtëpi dhe për të mos takuar të afërmit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>