
Presidenti Nishani dekretoi sot katër ministrat e propozuar nga Kryeministri Rama.
Kryeministri Rama në vend të ministrave të shkarkuar javën e shkuar emëroi Olta Xhaçkën Ministre e Mirëqenies Sociale, Olgerta Manastirliun Ministre e Shëndetësisë, Eduart Shalsin Ministër për Çështjet Vendore dhe Fatmirën Xhafën Ministër i Brendshëm.
Pas dekretimit nga Presidenti Nishani, pritet votimi i tyre në Kuvend.
Katër ministrat Saimir Tahiri, Ilir Beqaj, Blendi Klosi dhe Bledi Çuçi u shkarkuan me arsyen për t’ju përkushtuar fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 18 qershorit, në zonat e tyre elektorale.