Presidenti dekreton ligjin për faljen e gjobave

Nga Exit News
Presidenti dekreton ligjin për faljen e gjobave

Presidenti Meta dekretoi sot ligjin për faljen gjobave të vendosura deri në 17 prill për shkeljet e masave kufizuese të marra kundër COVID-19.

Të gjitha gjobat e vendosura deri në këtë datë për shkelje të rregullave të vendosura për shkak të situatës së pandemisë së COVID-19, janë falur dhe ato që kanë shlyer detyrimet do t’u kthehen pas.

Prej 17 marsit, kur nisën të zbatoheshin masat kufizuese të qeverisë, deri më 17 prill u gjobitën 7343 këmbësorë – 7295 me 10 mijë lekë dhe 48 të tjerë me 20 mijë lekë.

Në total policia vendosi mbi 74 milionë lekë gjoba, rreth 600 mijë euro, vetëm këmbësorëve.

Nëse përllogariten edhe 293 sipërmarrësit që shkelën kufizimet e aktiviteteve ekonomike, 13 qytetarët që shkelën karantinën dhe 1 tjetër që u fut në spital pa leje, totali shkon në mbi 112 milionë lekë, 917 mijë euro.

Tani e tutje, ata që shkelin kufizimet e vendosura nga qeveria do të gjobiten dhe dënohen sipas ndryshimeve të reja të Kodit Penal.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>